Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

PUBLIKUAR

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi i radhës ku u diskutua për gjendjen e sigurisë në Komunën e Lipjanit, me fokus në parandalimin e zjarreve dhe gjuajtjeve me armë gjatë ahengjeve.

Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan kapiteni Brahim Shatrolli, theksoi se gjendja e sigurisë në komunë vazhdon të jetë e qetë dhe stabile falë bashkëpunimit ndërmjet Policisë, institucioneve dhe qytetarëve. Ai apeloi për kujdes dhe përgjegjësi më të madhe në parandalimin e zjarrvënieve dhe prezantoi statistikat e punës së stacionit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit z. Diamant Bytyqi, vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Komunës dhe Policisë së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e koordinimit institucional për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar për të parandaluar zjarret dhe dukuritë e tjera që cenojnë sigurinë e përgjithshme.

Pjesëmarrësit ritheksuan përkushtimin për bashkëpunim të vazhdueshëm në parandalimin e dukurive negative.

SHIKO MË SHUMË

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...