Komisioni për Legjislacion takon ministrin e Drejtësisë së Shqipërisë, diskutohet për vetingun

PUBLIKUAR

Komisioni parlamentar për Legjislacion, kryesuar nga kryetari Adnan Rrustemi, ka takuar sot ministrin e Drejtësisë të Shqipërisë, Ulsi Manja, me të cilën bëhet e ditur se është diskutuar edhe për procesin e vetingut.

Manja vlerësoi se “me Kosovën kemi plot rrugë të përbashkëta në fushën e drejtësisë për të bërë këtë vit, që kanë nisur edhe prej takimit të fundit të dy qeverive në Elbasan”.

“Sot, me Adnan Rrustemin, kryetarin e komisionit parlamentar të Ligjeve, diskutuam dhe ndamë përvojën e Vetingut, situatat, pengesat, problematikën. Kosova do të kalojë nga rruga ku eci Shqipëria. Unë shpresoj dhe uroj, që rruga e tyre të jetë më e shpejtë dhe më e shtruar, edhe duke u mbështetur në përvojën dhe eksperiencën tonë”, tha Manja.

Ministri Manja shprehu kënaqësinë që ky delegacion kishte në përbërje çdo forcë politike të Kosovës.

“Kjo më bën entuziast se Kosova nuk do të hasë aq pengesa e shkopinj nën rrota nga politika në udhëtimin e saj të reformës”, tha Manja.

SHIKO MË SHUMË

IPK për rrahjen mes dy policëve brenda stacionit policor në Prishtinë: Dyshohen për “sulm” gjatë detyrës zyrtare

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka rekomanduar suspendimin e dy policëve, të cilët dyshohen...

Veliu: Abdixhiku të marr përgjegjësinë për dështimin, kërkesat për dorëheqjen e tij janë legjitime dhe të drejta

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka reaguar sërish për zhvillimet në...

Nisin të dalin 100 euro për studentët

Tashmë kanë nisur të dalin 100 eurot për studentët. Kjo është bërë e ditur nga...