KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

PUBLIKUAR

Koalicioni i organizatave joqeveritare për mbrojtjen e fëmijëve KOMF reagoi ndaj përfshirjes së fëmijët në fushatë zgjedhore, duke i bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të ndërmarrë masat përkatëse.

“Përkundër thirrjeve të KOMF për të mos përfshirë dhe shfrytëzuar fëmijët në aktivitetet e fushatës zgjedhore, subjektet politike po vazhdojnë t’i përfshijnë fëmijët në aktivitete politike.

KOMF rithekson se përfshirja dhe shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike përbën shkelje të të drejtave të fëmijëve, cenon dinjitetin dhe mirëqenien e tyre, si dhe është në kundërshtim me parimin e interesit më të mirë të fëmijës.

KOMF i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të monitorojë në mënyrë aktive aktivitetet e subjekteve politike dhe, në çdo rast kur konstatohet përfshirja ose shfrytëzimi i fëmijëve në fushatë zgjedhore, të ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në reagimin e Koalicionit të organizatave joqeveritare për mbrojtjen e fëmijëve KOMF

SHIKO MË SHUMË

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...

6 gusht seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së Presidentës së Kosovës, Albulena Haxhiu po mban një konferencë për...

Prishtinë: Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas, përfundon në stacion policor

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një burrë kosovar...