Kolarov e mendon pensionimin për t’iu bashkuar stafit teknik të Interit

PUBLIKUAR

Aleksander Kolarov po e mendon pensionimin për t’iu bashkuar stafit teknik të Interit.

Serbi 36-vjeçar nuk ka pasur minutazhë të mjaftueshme këtë sezon, duke luajtur vetëm 44 minuta përgjatë të gjitha ndeshjeve në ligë dhe Champions League në pjesën e parë të sezonit.

Një lëndim i muskujve dhe konkurrenca në krahun e majtë të mbrojtjen e kanë lënë jashtë mbrojtësin veteran.

Siç raportohet nga Calciomercato, Kolarov po e konsideron seriozisht pensionimin në muajt në vazhdim, madje edhe para përfundimit të sezonit. Ai dëshiron të qëndrojë në botën e futbollit dhe mund të punojë si agjent, por Inzaghi ka ide të tjera.

Trajneri i Interit dëshiron ta ketë në stafin teknik Kolarovin Ai momentalisht po i shqyrton të gjitha opsionet, por me shumë gjasa ai do t’i “varë këpucët| para përfundimit të këtij edicioni.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...