Koci – Selimit: Kuvendi kurrë nuk ka pas deputet më të poshtër se të VV-së

PUBLIKUAR

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, ka reaguar ndaj Rexhep Selimit, i cili tha se “qeveri ma të poshtër se kjo tani as nuk ka pas as nuk ka me pas”.

Koci i është drejtuar Selimit se nuk dëshiron ta mbron qeverinë, pasi edhe ai e quan të dështuar, por i thotë se Kuvendi i Kosovës kurrë nuk ka pas deputet më të poshtër se ata të VV-së.

“A ka poshtërsi ma të madhe të përpiqesh me kaq zhurmë të përfitosh politikisht nga një vdekje tragjike, pavarësisht menyrës së si është shkaktuar!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Ja postimi i plotë i Gani Kocit:

“Rexhep Selimi ne diskutimin e tij në Kuvend, the se “qeveri ma të poshtër se kjo tani as nuk ka pas as nuk ka me pas”…… Pa dashur te mbroj qeverinë që edhe unë në shumçka e quaj te dështuar, dua t’i them Rexhep Selimit, pa perjashtuar edhe këtë, se ky kuvend kurr nuk ka pas as nuk ka me pas deputëtë ma të poshtër se sa këta të Vetëvendosjes!

A ka poshtërsi ma të madhe të përpiqesh me kaq zhurmë të përfitosh politikisht nga një vdekje tragjike, pavarësisht menyrës së si është shkaktuar!”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë njoftim...

Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e Ditës...

Të paluara në veturë, Dogana zbulon 54 mijë euro të padeklaruara në kufi

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara...