Koalicion me VV-në?, Haziri: Mos pritni sepse për LDK’në është çështje e mbyllur, s’ka befasi

PUBLIKUAR

Deputeti dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se nuk do të bëjë asnjë kompromis politik që të perceptohet si “shitje e votës” lidhur me formimin e Qeverisë Kurti III.

Ai shtoi se për LDK-në çështja është e mbyllur, duke përjashtuar çdo befasi në qëndrimin e partisë ndaj votimit të qeverisë së re.

“’Qeveri të elefantëve’ nuk ka. Me vetë faktin që kanë arrit me iu afru dhe plotësua kërkesa deputetëve të pakicave joserbe, sepse janë plotësuar kërkesat deri sot – atëherë nuk përjashtohet mundësia që me deputetë të partive tjera me bë qeverinë. Për LDK-në është çështje e mbyllur, mos pritni nuk ka befasi”, deklaroi ai në emisionin “Këndi i Debati” në Tëvë1.

Haziri deklaroi se asnjë parti nuk bënë “vetëvrasje politike” në mënyrë që të votohet qeveria e re.

“Ne jemi të përgjegjshëm, por natyrisht që jo kur të pamundësohet. Jam pamundësuar për ta ushtruar detyrën time. Unë si deputet nuk mundem ta pranoj – nëse kam vullnet politik dhe analizë me votua nesër qeverinë për një arsye sublime, por në momentin që votoj unë nga partia e parë së pari cilësohem si votë e bartur. Në perceptimin publik, çdo votë , çdo racionalitet quhet budallaki sot. Çdo votë me vullnet të mirë, me vullnet sublim për ta ndihmuar quhet shitje e votës. Askush nuk bën vetëvrasje politike për t’i bërë mirë kësaj Republike kur e di që është vetëvrasje politike”, tha ai.

Takimi i Kuvendit të Kosovës, i paraparë për të dielën, pritet të jetë vendimtar për formimin e institucioneve. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë publike ndonjë marrëveshje me partitë tjera, por insistojnë se po punojnë maksimalisht për sigurimin e numrave të nevojshëm për votim.

 

SHIKO MË SHUMË

Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan është realizuar projekti praktik. Sipas njoftimit zyrtar,...

Policia e Kosovës trajnohet me atë suedeze, për pakon e ndihmës së parë

Javën e kaluar, EULEX-i fasilitoi nisjen e trajnimit për pakon e ndihmës së parë...

Gjendet i vdekur një person në Gjakovë, Policia: Ishte i shtrirë tek shkallët e një banese

Policia e Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë në Gjakovë, rreth orës 22:00, një person...