“Koalicion i jaranisë”, Bunjaku reagon pas marrëveshjes së VV-së me PDK-në në Gjilan

PUBLIKUAR

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi e ka quajtur koalicion të jaranisë, bashkëpunimin në mes të PDK-së dhe LVV-së në komunën e Gjilanit, shkruan Gazeta Express.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se “hajnat e dikurshëm dhe melaqet e sotme”, janë bërë bashkë.

“Me parulla e thirrje “Hajnat n’burg” erdhën në pushtet !! E burgjet u dhanë me qira jo për hajna por për kriminelë nga Danimarka!! E në Gjilan kulaqin po e ndajnë bashkë  “Hajnat e dikurshëm dhe melaqet e sotëm” Dhashtë zoti të mbushen mendë ata e këta… Urime koalicionin e jaranisë Gjilan !!”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

LVV dhe PDK kanë arritur sot koalicion për të bashkë qeverisur në komunën e Gjilanit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit...

Zhduket një person në Ferizaj, vëllai e raporton rastin në polici

Një rast i zhdukjes është raportuar në qytetin e Ferizajt. Sipas policisë, i njëjti ka...