Klubet e mëdha evropiane e duan De Jongun

PUBLIKUAR

Mesfushori holandez pritet të largohet nga Barcelona për shkak të problemeve financiare të gjigantit katalunas

Frenkie de Jong mund të jetë ylli i radhës që do të largohet nga Barcelona.

Klubi spanjoll është kapluar nga kriza financiare dhe për këtë po detyrohet t’i shesë yjet e tij.

Ndërkohë, interesim për mesfushorin holandez kanë shfaqur klubet e mëdha evropiane.

Madje, mediat spanjolle shkruajnë se ish-futbollisti i Ajaxit mund të përfundojë në njërin nga pesë klubet më të mira të kontinentit, përcjell “Gazeta Express”.

Megjithatë, babai i futbollistit është shprehur se lojtari do ta preferonte qëndrimin në Camp Nou.

Por, nëse i duhet gjithsesi të largohet për të mirën e klubit, 24 vjeçari nuk do të insistonte për të qëndruar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...