Klopp për gjyqtarin Paul Tierney: Nuk e di se çfarë problemi ka me mua

PUBLIKUAR

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka kritikuar ashpër gjyqtarin Paul Tierney në fushën e lojës pas barazimit të skuadrës së tij 2:2 me Tottenhamin të dielën, duke i thënë se nuk ka telashe me asnjë gjyqtar tjetër përveç tij.

Klopp këmbënguli se Harry Kane është dashur të përjashtohej me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër dhe të rrezikshme në Andy Robertsonin në pjesën e parë, për të cilën sulmuesi anglez u ndëshkua vetëm me karton të verdhë, raporton Gazeta Express.

Robertson u përjashtua me karton të kuq më vonë në lojë për një goditje ndaj mbrojtësit të djathtë të Spurs Emerson Royal.

“Unë me të vërtetë nuk e kam idenë se cili është problemi i tij me mua. Sinqerisht, nuk e kam idenë. Nuk kam asnjë problem. Ju duhet vetëm një arbitër objektiv që i sheh situatat dhe i gjykon ato, jo opinione”, tha Klopp për Sky Sports.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...