Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në QKUK dhe spitale

PUBLIKUAR

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 49 pacientë janë në trajtim mjekësor në spitalet rajonale dhe klinikat COVID, prej tyre 23 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv dhe 26  post-Covid, raporton Gazeta Express.

Sipas SHSKUK’së, me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka asnjë pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 11 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, 1 pacient post-covid

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...