Kjo është banorja që u alivanos mbrëmë pas largimit të Arditit

PUBLIKUAR

Mbrëmë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP” është larguar përfundimisht Ardit Çuni, kjo ishte hera e dytë e tij që u largua nga shtëpia pasi që herën e parë, ai kishte fatin që në vazon e tij të ishte “bileta kthyese” për në shtëpi.

Kësaj here ai ishte në nominim me ish-futbollistin, Granit Cana, por për shkak që këngëtarja kosovare, Fifi kishte të drejtë të largonte njërin nga dy të nominuarit, ajo vendosi që të zëvendësonte Granitin me aktorin, Donald Veshaj.

Por, një gjë që nuk shfaqur në transmetim të spektaklit të “Big Brother VIP” ishte momenti kur mbesa e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, Beniada, u alivanos pas daljes së Arditit nga shtëpia.

Të gjithë banorët janë larguar nga holli, duke shkuar në drejtim të dhomës së gjumit që të ndihmojnë modelen e cila e përjetoi keq largimin e Arditit

Ishte, Igli ai i cili tregoi se modeles i ka rënë të fikët dhe ndihej keq.

Kujtojmë se dyshja Ardit – Beniada kishin krijuar një miqësi brenda shtëpisë e që shpeshherë u aludua që mes tyre mund të ketë diçka më shumë se shoqëri./Express

SHIKO MË SHUMË

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...