Kimmich pendohet që nuk është vaksinuar kundër Covid-19

PUBLIKUAR

Joshua Kimmich e ka pranuar se është penduar që nuk e ka marrë vaksinën kundër Covid-19.

26-vjeçari doli publikisht duke thënë se ai nuk është vaksinuar kundër koronavirusit, gjë që bëri që ai të humbte një numër të konsiderueshëm të ndeshjeve, pasi kishte kontakt të afërt me dikë që kishte rezultuar pozitiv.

“Është shumë e mundur që ta marrë vaksinën në të ardhmen”, tha Kimmich në tetor, duke sqaruar se po bënte teste PCR çdo ditë dhe po ndiqte procedurat strikte.

Në fund të nëntorit, Kimmich rezultoi vet pozitiv me koronavirus. Ai mbetet jashtë fushave deri në vitin 2022 për shkak të efektit që virusi i shkaktoi në mushkëri.

Më tej gjermani shtoi se ai kishte lënë tashmë një termin për të marrë vaksinimin në kohën kur doli pozitiv.

Kimmich nuk është i vetmi lojtar i Bayernit që nuk është vaksinuar, gjë që ka bërë pak bujë në Bavari. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...