Kiana Kryeziu s’arrin ta përfundojë garën me ski në Olimpiadën Dimërore

PUBLIKUAR

Kiana Kryezia ka dalë nga shtegu në garën e disiplinës Super-G në Olimpiadën Dimërore, e cila po mbahet në Itali.

Në “Milano Cortina 2026”, skitarja kosovare nuk arriti ta përfundonte garën pasi doli nga shtegu, shkruan “Gazeta Express”.

Prishtinasja ishte e parafundit që po e bënte lëshimin në këtë garë në tentimin e saj të parë në këtë kompeticion gjigant, i cili po mbahet në Itali.

Por, ajo do të mundohet t’i përmirësojë gabimet në sllallom dhe në sllallom të madh në ditët në vazhdim.

Duhet cekur se në Lojërat Olimpike Dimërore po merr pjesë edhe garuesi tjetër nga Kosova, Drin Kokaj. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Llapi e Ferizaj kalojnë në çerekfinale të Kupës, Drita e Drenica në ‘shtëpi’

Gjatë ditës së martë janë zhvilluar dy ndeshjet e para të 1/8 së finales...

Distria Krasniqi kalon në finale të Grand Slamit të Parisit, siguron medalje

Xhudistja e njohur kosovare, Distria Krasniqi ka arritur në finale të Grand Slamit të...

Mësohet sa do të mungoj Rodrygo pas lëndimit të fundit

Futbollisti i Real Madridit, Rodrygo ka pësuar një lëndim të ri. Pas ekzaminimeve mjekësore, klubi...