Këto janë kërkesat e danezëve për shërbimin korrektues të Kosovës

PUBLIKUAR

Ministria e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës ka bërë marrëveshje me Ministrinë e Drejtësisë në Danimarkë për lirimin e një institucioni korrektues me kapacitet për treqind të dënuar. Nga kjo marrëveshje që do të zgjasë 10 vjet, Kosova do të përfitojë rreth 210 milionë euro.

E për këtë ka folur Eris Hana, këshilltar ligjor pranë ministrisë së Drejtësisë, i cili ka thënë se një guardian danez do ta drejtojë punën në burgje bashkë me një shqiptar dhe staf tjetër vendas.

Hana ka thënë se pas një hulumtimi kanë ardhur në përfundim se Kosova ka kapacitet për të pranuar 300 të burgosur.

Ai poashtu ka thënë se danezët kanë kërkuar investime në infrastrukturë.

“Ne duam të krijojmë standardet e njëjta për ta dhe do ta arrijmë atë”, tha Hana për The Edwardsville Intelligence .

“Një nga përfitimet më të fuqishme dhe më të mëdha është se ne po e rikthejmë Mbretërinë e Danimarkës si partner strategjik për Republikën e Kosovës dhe ne po i bëjmë ata njërin nga donatorët tonë më të fuqishëm”, tha Hana.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet në fillim të vitit të ardhshëm dhe dy parlamentet duhet ta ratifikojnë atë.

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...