Këta janë 11 futbollistët më të paguar në botë (Foto)

PUBLIKUAR

Gareth Bale ka nënshkruar kontratën e re me Real Madridin.

E me kontratën e re Bale është futur në mesin e tre futbollistëve më të paguar në botë.

Dy të parët në listë, vazhdojnë të mbeten Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi që marrin nga 365 mijë funte në javë apo 19 milionë funte në vit.

E kontrata e re e uellsianit atë e ka ngritur në pagë vjetore prej 18 milionë funteve në vit.

lojtaret-me-te-paguar

Pozitën e katërt e mban braziliani Hulk i cili iu bashkua skuadrës kineze Shanghai SIPG dhe fiton 15 milionë funte në vit.

Në top 11 futbollistët më të paguar në botë janë edhe emra tjerë si Paul Pogba, Neymar, Graziano Pelle, Wayne Rooney, Zlatan Ibrahimovic, Kun Aguero dhe Yaya Toure. /Telegrafi/

11 futbollistët më të paguar në botë:

1. Cristiano Ronaldo (Real Madrid) £365,000 në javë £19m në vit
1. Lionel Messi (Barcelona) £365,000 në javë £19m në vit
3. Gareth Bale (Real Madrid) £346,000 në javë £18m në vit
4. Hulk (Shanghai SIPG) £317,000 në javë £16.5m në vit
5. Paul Pogba (Manchester United) £290,000 në javë £15m në vit
6. Neymar (Barcelona) £289,000 në javë £15m në vit
7. Graziano Pelle (Shandong Luneng) £260,000 në javë £13.5m në vit
7. Wayne Rooney (Manchester United) £260,000 në javë £13.5m në vit
9. Zlatan Ibrahimovic (Manchester United) £250,000 në javë £13m në vit
10. Sergio Aguero (Manchester City) £240,000 në javë £12.5m në vit
10. Yaya Toure (Manchester City) £240,000 në javë £12.5m në vit

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...