Kërkohet paraburgim për shtetasin e Shqipërisë që theu 9 shtëpi në Gjakovë

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Gjakovë i ka paraqitur kërkesë Gjykatës themelore për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit R.M., shtetas i Shqipërisë.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi se nga 6 korriku deri më 15 korrik të këtij viti, i pandehuri R.M., në rajonin e Gjakovës, përfshirë edhe fshatrat, në 11 raste ka depërtuar me forcë në shtëpitë e të dëmtuarve.

“Në nëntë (9) raste të dëmtuarve ju shkakton dëme materiale, ndërsa në dy (2) raste, veprimet e tij përkatësisht për përvetësim të pasurisë së luajtshme ka mbetur në tentativë”.

“I pandehuri që nga data 16 korrik 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartcekur”, thuhet në njoftim.

Tutje, prokuroria tha se vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit...

Zhduket një person në Ferizaj, vëllai e raporton rastin në polici

Një rast i zhdukjes është raportuar në qytetin e Ferizajt. Sipas policisë, i njëjti ka...