Kërkesa të mëdha në QKMF të Gjilanit për trajtimin e gripit, Hyseni jep lajmin e mirë

PUBLIKUAR

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bëri të ditur se për shkak kërkesave të shumta në qendrat e mjekësisë familjare për shërbimin e trajtimit të gripit sezonal, është shtuar numri i personelit, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se janë mobilizuar dhe organizuar për të dhënë një shërbim sa më të shpejtë dhe efikas.

“Të dashur banorë të Gjilanit, për shkak kërkesave të shumta në qendrat e mjekësisë familjare për shërbimin e trajtimit të gripit sezonal, ne jemi mobilizuar dhe organizuar për të ofruar shërbim sa më të shpejtë dhe efikas.

Sot është shtuar numri i personelit, e më parë edhe një ekip në QMF-në e lagjes Dardania. Ashtu siç jemi zotuar, ne do të qëndrojmë sa më afër jush, sepse mirëqenia e juaj është primare për ne”, tha ai./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Kryesia Qendrore e LDK-së rreshtohet pas Abdixhikut, i jep mbështetje të plotë

Kryesia Qendrore e LDK-së është rreshtuar në krah të kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku...

Zbulohen armë e municion në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Një armë e gjatë gjysmëautomatike, qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pajisje të...

Ishte në lokal, burri sulmon papritmas bashkëshorten në Prishtinë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet...