“Keqtrajtuan, vranë e shkatërruan pasurinë e shqiptarëve gjatë luftës”, aktakuzë për krime lufte ndaj dy personave

PUBLIKUAR

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në mungesë për krime lufte ndaj dy personave, L.D dhe V.O.

Të pandehurit akuzohen, se gjatë periudhës 1998 – 1999 në Gjakovë, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kanë shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke marrë pjesë në vrasje, keqtrajtime, arrestime, vjedhje dhe shkatërrime të pasurisë të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

Sipas aktakuzës, më 25 dhe 26 mars 1999, në rrugën “Tahir Efendiu”, gjatë një aksioni të forcave policore serbe, ku morën pjesë edhe të pandehurit në cilësinë e zyrtarëve policorë, është vrarë një civil dhe janë keqtrajtuar gjashtë civilë të nacionalitetit shqiptar.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se, të pandehurit, në bashkëkryerje, kishin rrethuar shtëpinë e të dëmtuarit N.K., ku ndodheshin N.K., M.M., S. G., B.G., B.Sh., A.C., dhe Q. Sh., të cilët janë keqtrajtuar fizikisht dhe psikikisht, i kishin detyruar të ngarkojnë në kamionetën e policisë të gjitha materialet e ndihmës që ndodheshin në objektin e shoqatës humanitare ‘Nënë Tereza’, dhe më pas janë futur me dhunë në një kamion dhe janë dërguar në stacionin policor të Gjakovës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në stacionin policor, të dëmtuarit janë ndarë nëpër qeli të ndryshme, ku kanë qëndruar për 24 orë pa ushqim, pa ujë dhe pa ndihmë mjekësore, duke u rrahur dhe maltretuar vazhdimisht nga ana e të pandehurve dhe pjesëtarëve të tjerë të policisë serbe me shufra gome, shqelma dhe grushte.

I arrestuari M.M., në ditën kur është nxjerrë nga qelia, më 26 mars 1999 , ishte gjetur i vrarë në afërsi të urës së Taliqit, në Gjakovë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...