Këngëtari i famshëm hyn në telashe me policinë

PUBLIKUAR

Këngëtari i “Savage Love”, Jason Derulo e la anën e tij të egër të dilte në hollin e një kazinoje në Vegas, kur ai dyshohet se sulmoi dy burra, njëri prej të cilëve i bërtiti dhe e quajti atë “Usher”, sipas një video të ngjarjes.

Videoja tregon këngëtarin 32-vjeçar duke u përplasur me dy burra ndërsa zbriste nga një shkallë lëvizëse.

Ishte e paqartë nëse burri me të vërtetë mendonte se Derulo ishte Usher ose po bënte një gabim në lidhje me ngjashmërinë e dy yjeve të muzikës – por fyerja dukej se e nxeu Derulon.

Ai hipi mbi një litar sigurie dhe dyshohet se e goditi me grusht burrin, duke detyruar truprojat dhe disa persona të tjerë në zonë të përpiqeshin të ndërhynin.

Burri që regjistroi videon e TMZ bërtiti, “WTF! Mos e prek djalin tim!” ndërsa ai u tërhoq.

Më pas këngëtari u prangos, por është e paqartë nëse Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegas ka ngritur ndonjë akuzë kundër tij.

Burrat që u sulmuan pësuan plagë në fytyrë, por nuk kërkuan shtrim në spital dhe as nuk ngritën akuza./prive

SHIKO MË SHUMË

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...