“KEDS dhe KESCO falimentojnë nëse nuk shtrenjtohet rryma”, Fejzullahu: Po i mbrojmë konsumatorët të mos mbesin pa rrymë

PUBLIKUAR

Kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu ka pohuar se në rast se nuk shtrenjtohet rryma, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) do të falimentojnë, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, Zejnullahu thotë se me shqyrtimin e tarifave të reja me rritje çmimi, ZRRE-ja po i mbron qytetarët që të mos mbesin pa rrymë. Ai pranoi se në shtrenjtimin e rrymës reflektohen edhe kostot për importin e energjisë elektrike gjatë muajit nëntor dhe dhjetor.

 

“Një pjesë e kostove të importit të nëntorit dhe dhjetorit janë reflektuar gatë këtij shqyrtim”, pohoi ai.

“Legjislacioni na lejon neve të reflektohen edhe kostot të cilat nuk kanë qenë të përfshira ose të paguara nga ana e konsumatorëve”, ka theksuar Fejzullahu.

I pyetur nga deputeti Besian Mustafa nëse KEDS dhe KESCO falimentojnë nëse nuk shtrenjtohet rryma, Fejzullahu tha: “Secili operator e secili biznes nëse nuk i reflekton kostot domosdoshmërisht do të falimentojë, sepse dikush duhet ta paguajë energjinë që e ka shpenzuar.”

“Pra pjesërisht arsyeja pse propozoni që të ngrihen tarifat është që të mbrohen KEDS dhe KESCO nga falimentimi?”, pyeti Mustafa.

“Tërësisht për t’i mbrojtur konsumatorët që të mos mbeten pa energji elektrike”, u përgjigj Fejzullahu.

Ai tha se Mustafa po e sulmon ZRRE-në “për të dalë mirë te publiku.”

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...