“Kazerma ‘Adem Jashari’ 6 orë pa rrymë’’, Deliu: Ku është ministri Maqedonci?

PUBLIKUAR

Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se ushtarët e FSK-së në kazermën ‘Adem Jashari’, kanë mbetur pa energji elektrike, shkruan Gazeta Express.

Deputetja ka shtuar se ushtarët në këtë kazermë janë pa rrymë 6 orë në ditë.

Postimi i plotë:

Sagë me ushtarët e FSK-së

Ushtarët e FSK-së edhe po mërdhijnë. Përpos pa ushqim e të nëpërkëmbur, tash ushtarët kanë mbet edhe pa energji elektrike.

Sapo më informuan se kazerma “Adem Jashari” është pa rryme 6 orë në ditë. Vetëm Shtabi i Përgjithshëm ka gjenerator, hapësirat tjera janë në mëshirë të fatit.

Ku është ministri Maqedonci që në emër të fushatës, tani duke qenë edhe kandidat për deputet, po mundohet të krijojë fabrikë municioni, e ushtarët i ka pa bukë e pa rrymë! /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Shi i rrëmbyeshëm shkakton dëme në Istog, lisa e shtylla elektrike përfundojnë në rrugë

Një shi i rrëmbyeshëm ka shkaktuar dëme në disa fshatra të Komunës së Istogut...

Temperaturat e larta, IKSHPK apelon për kujdes: Fëmijët të mos lihen në automjete, as për pak minuta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes të...

Përparim Rama: Nisi asfaltimi te rrethi që lidh rrugën A me rrugën B

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, po vazhdon t’i publikojë në profilin e...