Katër të lënduar në aksidentin mes dy veturave në rrugën Lipjan-Shtime

PUBLIKUAR

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur  sonte në rrugën Lipjan-Shtime, ku si pasojë të lënduar kanë mbetur katër persona.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka thënë për “Indeksonline”, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30 dhe se me rastin tashmë po merret njësiti i trafikut rajonal.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Lipjan‐Shtime, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/.

SHIKO MË SHUMË

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në...

Vjedhje e rëndë në Torinë, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka qenë pjesë e...

Dhunë në familje në Lipjan

Është shoqëruar një person në stacionin policior në Lipjan, pasi i njejti ka ushtruar...