Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

PUBLIKUAR

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së fundit janë regjistruar katër raste të reja me fruth.

“Sipas të dhënave të IKShPK-së, gjatë periudhës 16 prill – 30 gusht 2026 janë konfirmuar 151 raste, prej tyre në javën e fundit janë regjistruar 4 raste të reja me fruth”, thuhet në komunikatën e institutit.

IKShPK ka bërë të ditur se mbi 95 për qind e rasteve të konfirmuara me fruth janë te personat e pavaksinuar me vaksinën MMR.

“Të dhënat tregojnë se mbi 95% e rasteve të konfirmuara me fruth janë te personat e pavaksinuar me vaksinën MMR, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e vaksinimit në mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi”, thuhet në njoftim.

Instituti ka rikujtuar se krahas vaksinimit të rregullt është intensifikuar edhe vaksinimi i vonuar (catch-up).

“Gjatë këtij viti, rreth 2,500 fëmijë të grup-moshës 2–5 vjeç janë vaksinuar përmes vaksinimit catch-up”, njofton IKShPK.

IKShPK u ka bërë thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët, duke theksuar se vaksinimi mbetet mënyra më e mirë për mbrojtjen nga fruthi.

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Bekim Sejdiu është propozuar si kandidat konsensual për president të Republikës së Kosovës nga...