Katër klube të mëdha pas Wernerit

PUBLIKUAR

Sulmuesi gjerman nuk e ka gjetur veten sa duhet në Chelsea dhe mund të largohet prej aty në janar

Timo Werner pritet të largohet nga Chelsea.

Sulmuesi gjerman nuk e ka gjetur veten sa duhet në Londër dhe duket se i ka bërë valixhet gati.

Mediumi britanik “Express” raporton se përfaqësuesi gjerman mund të largohet nga kampioni evropian qysh në janar.

Interesim për ish-futbollistin e Leipzigut kanë shfaqur katër klube të njohura evropiane.

Bëhet fjalë për Atletico Madridin, Bayern Munichun, Borussia Dortmundin dhe Jueventusin, të cilat i kanë bërë gati ofertat për të, përcjell “Gazeta Express”.

Më i mundshëm është rikthimi i Wernerit në Bundesligë, aty ku e arriti kulmin e karrierës.

Ndërsa, me Chelsean e fitoi Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë në Angli. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...