Kastrati: Ishte shumë e rëndë me shku në shtëpi e me pa familjen duke qarë

PUBLIKUAR

Humanisti Halil Krasniqi në një rrëfim për emisionin “Frontal” në T7 ka treguar për sfidat të cilat i ka pasur në fillim të themelimit të shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”.

Ai tha se ka qenë e rëndë për të kur e ka parë familjen e tij duke qarë për shkak të fjalëve që ishin shpërndarë për të.

Kastrati deklaroi se ka pasur shumë thashetheme për punën që kishte vendosur ai ta bënte, përfshirë edhe atë që donacionet po i merrte për vete, shkruan Gazeta Express.

“Ishte shumë e rëndë me shku në shtëpi e me e gjetë familjen tu qajtë, po flitet qashtu, po flitet qashtu. Flitej hajt se e kanë për veti, hajt se kanë më ba biznes, shqiptarët thoshin se ky e ka me hi në politikë, me hy në politikë. Kur e panë që kaluan shumë zgjedhje dhe nuk hyra në politikë kanë ndërruar mendim”, deklaroi ai.

Kastrati përmendi edhe dy raste që e kanë emocionuar shumë.

“Para katër vitesh e kemi një rast me e ba një familje me shtëpi e ata e kishin edhe problemin me e dërgu djalin me e shëru në Beograd. Duheshin 12 mijë euro për fëmijë. 10 minuta sa e plasuam videon u arrit shuma dhe po thirr një biznesmen bukur i madh këtu në Kosovë pa më tregu se kush është. Më tha Halil a ka mundësi me e mbyll rastin se po e marrim përsipër ne. I thash më vjen keq por rastin e mbyllëm se parët janë bërë. Ai tha si ka mundësi dhe më tregoi se kush është dhe më tha hajde në zyre. Telefonata tjetër që më ka habitur është para 4-5 ditësh. Një qift i moshuar në Zvicër më thirrën në telefon dhe më than që po kem dëshirë me e bat ë dy nga një shtëpi. Ka ndodh një familje me e ba një shtëpi, por burrë e grua me e bë nga një shtëpi s’ka pasur raste”, ka thënë ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Po gjobiten me të madhe kamionët që s’po respektojnë vendimin e ministrisë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se më 1 korrik të këtij viti janë shqiptuar...

Arrestohet një shtetas i huaj për kërcënime ndaj përfaqësuesve të lartë të Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, i dyshuar për veprën penale...

Grabitje me armë

Një grabitje e armatosur është raportuar mbrëmjen e së dielës në Rahovec. Sipas raportit 24-orësh...