Kasami i lumtur me golin, shpreson të jetë një pikë kthese për të

PUBLIKUAR

Pajtim Kasami nuk po kalon një sezon të mirë te Basel.

Ai e konsideron veten të pafat, por pas golit në Europa Conference League, shpreson të jetë një pikë kthese dhe të tregojë atë që di të bëjë më së miri.

Dy shqiptarët, Edon Zhegrova  dhe Pajtim Kasami ia siguruan fitoren Baselit kundër Almaty.

Talenti i Kosovës hyri në lojë në pjesën e dytë për të shënuar një gol shumë të bukur për 2-2, derisa pak minuta më vonë, Pajtim Kasami që ishte titullar – shënoi golin e fitores për 3-2.

“Kam pasur shumë fat të keq këtë sezon me goditjet me shtylla e gjëra tjera. Shpresoj që gjithçka të jetë zhbllokuar”, tha 29-vjeçari. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...