Kaq pagoi Noizy për t’u liruar

PUBLIKUAR

Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku i njohur me nofkën “Noizy”, u ndalua mbrëmë në pikën kufitare në Vermicë, pasi kishte një urdhëresë aktive nga gjykata.

Express merr vesh nga burimet se reperi u lirua pasi pagoi gjobë prej 2000 eurosh.

Noizy pas lirimit publikoi një video ku shihet në ashensor së bashku me një mik të grupit të tij, OTR.

Ndërsa, njëra nga pistat e dyshimit për urdhëresën aktive është sherri i vitit 2016, ku në parkingun e një hoteli në Prishtinë, anëtarët e grupit OTR u përplasen me anëtarët e grupit BabaStars.

Si pasojë e kësaj përleshje mbetën të plagosur Varrosi dhe Noizy.

Në atë kohë, Cozman pagoi një gjobë lidhur me këtë ngjarje, ndërsa Noizy u la i lirë. E që duket se pas gjashtë viteve, policia ka shoqëruar Noizyn lidhur me sherrin e madh.

Ai u rikthye ditën e djeshme nga Zvicra, ku qëndroi atje për disa ditë nën shoqërinë e reperit nga Ferizaji, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik dhe aktorit, Blerim Destani. /Express

 

SHIKO MË SHUMË

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...