Kapet zyrtari që mori mbi 39 mijë euro rrogë nga shteti për 7 vjet pa shkuar në punë

PUBLIKUAR

Pas një hetimi nga Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Drejtorinë për Krime të Rënda dhe Hetime (DKKO) në Gjilan, është ndaluar i dyshuari me iniciale S.S, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas dosjes,  S.S., për gati shtatë vjet, në cilësinë e zyrtarit për kulturë, rini dhe sport, si dhe menaxher i bibliotekës në Komunën e Kllokotit, ka përfituar mbi 39 mijë euro pa shkuar fare në punë, transmeton Klankosova.tv

“Sipas dyshimit të bazuar, i pandehuri S.S, nga viti 2019 e deri me datë 02.03.2026 i punësuar në Komunën e Kllokotit, në cilësinë e zyrtarit për kulturë, rini, sport dhe si menaxher i bibliotekës së Kllokotit, me dashje ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke mos i përmbushur të njëjtat, dhe ka përfituar  pagën mujore nga buxheti i Republikës së Kosovës, përkundër se i njëjti nuk është paraqitur në punë dhe nuk ka ushtruar asnjë aktivitet të punës, konform detyrave që ia parasheh kontrata, duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerën prej 39.231.21 euro”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj të pandehurit kanë nisur hetimet, ndërsa brenda afateve ligjore do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Autoritetet theksojnë se rasti po trajtohet me prioritet, ndërsa veprimet e mëtejme hetimore do të vazhdojnë në koordinim me organet kompetente. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...