Një person është arrestuar në Lipjan pasi i njëjti kishte kanosur përmes rrjeteve sociale ankuesin dhe babanë e tij.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti kishte ndodhur më datë 6 korrik, por i dyshuari është arrestuar më datë 12 korrik 2025.
“Adem Jashari, Lipjan /06.07.2025 – 20:34. Më 12.07.2025 është arrestuar një i dyshuar m/k, pasi që e kishte kanosur përmes rrjeteve sociale ankuesin dhe babain e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK


