Kanos me vrasje katër policë dhe dëmton kompjuterin në stacion, arrestohet i dyshuari në Pejë

PUBLIKUAR

Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se ka kanosur me vrasje katër zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare, si dhe ka dëmtuar një kompjuter brenda stacionit policor.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 21 qershor 2026, rreth orës 13:30. I dyshuari, mashkull kosovar, fillimisht ka kërcënuar verbalisht katër zyrtarë policorë, ndërsa më pas, derisa ndodhej në ambientet e stacionit policor, ka dëmtuar një kompjuter në një nga zyrat e stacionit.

“Pejë / 21.06.2026 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte kanosur verbalisht me vrasje katër zyrtarë policorë derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare dhe brenda në stacion policor në një zyrë e ka dëmtuar një kompjuter.  I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...

Uran Ismaili për raportim në Komision: Nuk po kërkojmë të thërrasim Kurtin, por ministrin e Shëndetësisë

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Uran Ismaili, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të...