Kane e Haaland, në listën e ngushtë të Man Cityt

PUBLIKUAR

“Citizens” nuk kanë hequr ende dorë nga sulmuesi anglez, prioritet mbetet sulmuesi i Dortmundit

Manchester City mbeti së fundmi pa sulmuesin Ferran Torres, të cilin ia shiti Barcelonës.

Por, “Citizens” duket se nuk do të përforcohen në fazën e sulmit në afatin kalimtar të janarit.

Ata janë fokusuar për afatin e verës, kur pritet ta bëjnë së paku një goditje të madhe në sulm, shkruan “Gazeta Express”.

Kampioni aktual anglez nuk është dorëzuar ende për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.

Ky i fundit ishte pranë transferimit në “Etihad Stadium” verën e kaluar, por gjithçka dështoi në fund.

E krahas përfaqësuesit anglez, City e ka në listë të ngushtë edhe Erling Haalandin.

Për këtë siguron mediumi “ESPN”.

Pra, njëri prej dy sulmuesve, ose që të dy, mund të përfundojë në City gjatë verës që vjen. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...