Kandidatët për titull s’kanë vend për gabime

PUBLIKUAR

Interi, Napoli e Milani synojnë ta mbyllin vitin me fitore në xhiron e 19-të të Serie A pas ndeshjeve përkatëse sonte

Interi, Napoli dhe Milani nuk kanë më vend për gabime, në ndeshjet e fundit të tyre për vitin 2021.

Tre kandidatët për titull të kampionit do të mundohen t’i fitojnë duelet përkatëse sonte.

“Nerazzurri” shihen si favoritë në përballjen që do ta kenë ndaj Torinos në shtëpi.

Kampioni aktual italian do të mundohet ta mposht ekipin “Granata” dhe më pas ta presë ndonjë gabim eventual të rivalëve.

Dueli ndërmjet Interit dhe Torinos fillon në orën 18:30, shkruan “Gazeta Express”.

E më pas, nga ora 20:45 do të luajnë Napoli dhe Milani.

Amir Rrahmani me shokë nuk pritet të hasin në ndonjë problem për ta mposhtur Spezian.

Napolitanët janë mjaft të motivuar pas fitores ndaj Milanit.

Kurse, Kuqezinjtë do ta kërkojë këndelljen teksa e viziton Empolin.

“Rossoneri” kanë rënie të formës dhe çdo gabim i radhës mund t’ju kushtojë.

Empoli, nga ana e tij, di të jetë ekip mjaft i papërshtatshëm kur luan në shtëpi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...