Kandidatët për policë në Maqedoni do të protestojnë nesër

PUBLIKUAR

34 policëve që nuk u pranuan në konkursin e parafundit, do t’ju shtohen edhe 54 tjerë, për të cilën Ministria e Financave nuk ka aprovuar buxhet. Në konkursin e fundit, konkursin e kaluan gjithsej 654 kandidatë, prej të cilëve 600 do të punësohen. Në atë të parafundit, 434 kandidatë përfunduan kursin, por buxhet kishte për 400. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se MPB ka nevojë për këta policë, por fjalën e fundit e ka Ministria e Financave, transmeton televizioni 21.

“Unë vitin e kaluar kam kërkuar nga Ministria e Financave që të punësohen këta policë, sepse e kanë kaluar testin, kurse MPB-së i duhen policë të ri. Mendoj që Ministria e Financave duhet të ketë mirëkuptim dhe të jap pëlqimin për këta policë”, u shpreh Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Sipas Spasovskit, MPB me pranimin e këtyre kandidateve do të fitojë në kualitet, sepse ata i kanë kaluar të gjitha trajnimet. Nga ana tjetër, policët të cilët nuk u pranuan në konkursin e fundit paralajmëruan se të hënën do të protestojnë para Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nga Ministria e Financave nuk janë prononcuar për këtë çështje

SHIKO MË SHUMË

Pesë gratë më të votuara nga partitë kryesore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët...

Numërohen rreth 64% e votave, ja kandidatët më të votuar në LVV, PDK, LDK dhe AAK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ), ka përpunuar rreth 64 për qind të votave për...

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për vepra penale kundër rendit kushtetues

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për veprat...