Banori Londrim Mekaj ka ndarë në Prime-n e së hënës linjën e tij të jetës.
Ai ka rrëfyer detaje nga fëmijëria e tij, jeta në fshat e deri te zhvendosja në Prishtinë.
Këngëtari shqiptar tregon se i është dashur të punoj që fëmijë pasi kishin një fermë me lopë.
– YouTube www.youtube.com
Më pas tregoi edhe lidhjen me prindërit, veçanërisht me të ëmën dhe për atë se si vendosi të shpërngulej në Prishtinë.
Rrëfimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Si fmi kam qenë shumë i lumtur pozitiv, kam pasur qejf të ndihem gjallë të bëj gjëra që më kanë pëlqyer në të njëjtën kohë nuk kam mundur ta shijoj fëmijërinë shumë sikur me u rrit para kohës e kemi pas fermën tonë, prej një moshe shumë të vogël që t’i ruaj lopët me i ndihmu nënës babait në vend se të luaj të kënaqem nuk jam pishman as edhe një herë, por si fëmijë e meriton me shiju fëmijërinë.
Kam filluar të punoj si 7-8 vjeç dhe deri në moshën 22-vjeçare kam jetuar një rutinë të njëjtë gjithmonë me shpresën se kur po ndërron diçka, gjithmonë e kam ditur se i përkas jetës së katunit.
Ka pasur raste që më është dashur të zgjohem herët në mëngjes me i mjel lopët, me u pastru me shku në shkollë tani me i rujt.


