‘Kam nevojë të dashuroj dikë që ndjen mungesën time..’, kujt po ia dedikon këto fjalë Fifi

PUBLIKUAR

Fifi është këngëtarja e njohur e cila së fundi ishte në qendër të vëmendjes me rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së BBV-së.

 

Rrugëtimi i saj brenda shtëpisë kishte shumë kthesa, shkruan lajmi.net.

Ajo tentoi të krijojë lidhje me ish futbollistin nga Kosova, Granit Cana. Por pas shumë ngjarjeve të dy u pajtuan që të mbesin vetëm shokë.

Edhe pas daljes së tyre kur ata vazhdonin takimet mes vete, filluan të krijohen aludime se ata tashmë po shijojnë një lidhje.

Ishte Fifi ajo që hodhi poshtë të gjitha këto dyshime, dhe sqaroi se është shumë i lumtur që ka një mik sikur Graniti.

E ajo ka vazhduar të hedh postime teksa ka shprehur se është shumë e lumtur.

Nuk dihet nëse ajo tashmë ka dikë në jetë apo jo mirëpo këngëtarja shihet tejet e buzëqeshur.

Edhe së fundi ka postuar një storje ku shkruhet: Kam nevojë të dashuroj, dikë që e ndien mungesën time, që po aq sa unë trembet se një ditë mund të mos jemi bashkë, dikë që do për atë çka vërtet jam, një ëndërrimtar i pandreqshëm që, përtej çdo thyerjeje e zhgënjimi, vazhdon të besojë’, shkruhet në postimin e këngëtares.

Fifi si duket këto fjalë po i hedh drejt dikujt dhe ende nuk dihet se kujt.

Ndryshe këngëtarja shumë shpesh ka treguar se kur ajo dashuron dikë, dashuron shumë./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...