Kah po shkon Edon Zhegrova – tri klube të njohura vihen pas tij, pak gjasa të qëndrojë te Lille

PUBLIKUAR

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Lille mbetet e paqartë, me kontratën që i skadon pas një viti dhe pa sinjale për rinovim. Klubi francez është i hapur ta shesë gjatë kësaj vere për të shmangur një largim pa përfitime në verën e ardhshme.

Sipas mediumit francez Le 11, lojtari kosovar është jashtë planeve afatgjata të Lille, veçanërisht pas ardhjes së Marius Broholm në repartin ofensiv.

Zhegrova nuk ka luajtur që nga dhjetori për shkak të një lëndimi në ijë, që ishte i vështirë për t’u diagnostikuar dhe që shkaktoi shqetësim në klub.

Aktualisht, 26-vjeçari po punon individualisht për të rikuperuar plotësisht dhe për t’u përgatitur për sezonin e ri – megjithatë ende nuk dihet ku do ta nisë atë.

Edhe pse vlera e tij në treg ka rënë për shkak të situatës kontraktuale dhe mungesës së garancive për formën fizike, interesimi nuk mungon.

Klubi i njohur italian vihet pas Edon Zhegrovës – sulmuesi anësor mbetet në radarin e Serie A

Napoli dhe Atalanta janë dy nga klubet që e kanë në radar në Itali, ndërsa për Zhegrovën është përmendur edhe një transferim i mundshëm në Bundesligë, me RB Leipzigun si një ndër opsionet më të përfolura.

Zhegrova e kishte informuar Lille qysh në shkurt se nuk do ta rinovonte kontratën, duke e bërë të qartë synimin për një ndryshim këtë verë. Ai pati një pjesë të parë të sezonit shumë të mirë, me paraqitje mbresëlënëse edhe në Ligën e Kampionëve.

Tashmë mbetet të shihet se cili klub do të jetë destinacioni i radhës për lojtarin kreativ nga Kosova. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...