Juventusi rrezikon të dëbohet nga Serie A dhe t’i merren titujt e fundit

PUBLIKUAR

Shoqata italiane për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit, CODCONS, ka thënë se Juventusi mund të dëbohet në Serie B dhe t’i merren titujt e kampionit, për shkak të rastit të përfitimeve kapitale.

CODCONS është i lidhur me CONI-n, Komitetin Olimpik të Italisë, dhe presidenti i tij Marco Donzelli foli për hetimet ndaj Juventusit në lidhje me përfitimet kapitale, raporton Gazeta Express.

Juventusi po akuzohet se ka dhënë pasqyrime të rrejshme financiare dhe Donzelli zbuloi se bardhezinjtë mund të dënohen me dëbim në kategorinë e dytë të futbollit italian dhe me heqjen e titujve të fituara nën hijen e këtyre operacioneve që dyshohet të kenë qenë të jashtëligjshme.

“Nëse vërtetohet se Juventusi ka përfituar jashtëligjshëm përparësi ndaj rivalëve të vet me operacione të këtij lloji, atëherë federata dhe autoritetet e garave do të ndërhyjnë dhe do t’i dënojnë njerëzit përgjegjës”, tha Donzelli.

“As klubi nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit. Për këtë arsyeje dhe për t’i mbrojtur mijëra tifozë, ne do ta bëjmë një ankesë në Antitrust dhe në Zyrën e Prokurorit Federal për t’i kërkuar ta dëbojë Juventusin në Serie B dhe t’i heqë titujt e fundit në ligë që i ka fituar nën hijen e këtyre operacioneve ilegale”, shtoi ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...