Juventus, gati oferta e re për Mateta, synon ta ketë në skuadër që për ndeshjen me Napolin

PUBLIKUAR

Juventus kërkon me çdo kusht të ketë në radhët e tij Jean-Philippe Mateta, që konsiderohet si futbollisti që mund të ndryshojë tërësisht repartin e sulmit. Golat flasin për të, që është pikërisht ai që i duhet Zonjës së Vjetër dhe kjo u pa edhe në ndeshjen me Cagliarin.

Refuzimi nga Crystal Palace i oferës së Juventusit për një huazim 2 milionë euri me detyrim blerjeje për 28 milionë në rast kualifikimi të paktën në Europa League, nuk e ka dekurajuar klubin torinez, drejtuesit e të cilit janë gati të bëjnë një tjetër ofensivë për sulmuesin francez

Kjo sepse objektivi është që Spalletti të ketë në dispozicion sulmuesin francez që për ndeshjen e kësaj të diele ndaj Napolit në Allianz Stadium duke mbyllur operacionin në harkun e pak ditëve dhe duke programuar vizitat mjekësore në mesin e kësaj jave.

Mision i vështirë, por jo i pamundur për t’u përmbushur. Sipas të përditshmes ‘Tuttosport’ në ditët e ardhshme është parashikuar një telefonatë me drejtuesit e klubit londinez që kërkon 35 milionë euro për Matetan, ku do të kërkohet zhbllokimi i situatës duke gjetur formulën e duhur dhe arritjen e një marrëveshjeje.

Nga ana e tij vetë futbollisti, 29 vjeçar, e ka miratuar transferimin e tij në Torino duke pranuar akordin për një kontratë 4-vjeçare dhe këtë ai ua ka komunikuar edhe drejtuesve të Crystal Palace në mbrëmjen e së dielës me futbollistin që nuk është bindur as nga premtimi i trajnerit Glasner te Manchester United në merkaton e verës  për të ndryshuar mendje përsa i përket kalimit të tij te Zonja e Vjetër./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Shkëlqeu me gola te Mallorca, Vedat Muriqi nominohet për çmimin “Lojtari i muajit” në La Liga

Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi është duke kaluar momente fantastike në LA Liga me fanellën...

Dy shqiptarë në formacionin e javës në Turqi

Si çdo herë publikohen edhe formacionet e javës në ligat evropiane E njëjta gjë ndodhi...

“Vedat Muriqi, sinonim i golit”, Mallorca e ngre në qiell sulmuesin kosovar

Vedat Muriqi po vazhdon të shkruajë histori me fanellën e Mallorcës, duke u shndërruar...