Juventus futet “All In” për Vlahovic, mega ofertë për Fiorentinën

PUBLIKUAR

Juventusi është futur me të gjitha forcat në garë për të siguruar shërbimet e yllit serb, Dusan Vlahovic.

Kur kanë mbetur edhe 10 ditë deri në fund të afatit kalimtar, Juventusi është e vendosur që të sigurojë një yll në fazën sulmuese pas konfirmimit se Chiesa ka humbur sezonin.

Në drejtim të Fiorentinës është lansuar mega oferta e parë për Vlahovic. Dejan Kulusevski dhe 35 milionë euro kesh, është oferta që Juve ia ka nisur Fiorentinës.

Në bazë të çmimit të Kulusevskit, i bie që oferta e Juventusit për Fiorentinën ka peshë financiare prej 70 milionë eurosh.

Në garë për sulmuesin serb është edhe Arsenali, por që skuadra angleze nuk po pranon të paguaj më shumë se 60 milionë euro për top sulmuesin./Indeksonline/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...