Juve në bisedime për Witselin

PUBLIKUAR

“Bianconeri” e pëlqejnë qe një kohë të gjatë mesfushorin belg, do të tentojnë ta transferojnë në janar

Juventusi e ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Borussia Dortmundit, Alex Witsel.

“Bianconeri” synojnë ta transferojnë futbollistin belg në afatin kalimtar të janarit.

Për këtë siguron mediumi “Sky Sports Germany”, përcjell “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi belg nuk po gjen hapësira të mjaftueshme pasi i ka konkurrencë Mahmoud Dahoud e Emre Can në ekipin aktual.

Prandaj, ai ndien se është koha për ta provuar një eksperiencë të re.

E Juventusi do të ishte zgjedhja ideale për të.

“Zonja e Vjetër” e kërkon qe një kohë të gjatë ish-futbollistin e Zenitit.

32 vjeçari kohë më parë ishte bërë objektiv edhe i Milanit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...