Juve, e vendosur për Icardin

PUBLIKUAR

Gjiganti italian shihet si favorit për ta transferuar në janar “sulmuesin e tepërt” të PSG-së

Mauro Icardi duket se është duke i kaluar ditët apo javët e fundit në Paris.

Sulmuesi argjentinas pritet të largohet nga Paris Saint-Germaini në afatin kalimtar të janarit.

Dhe, 28 vjeçari sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në Itali, përcjell “Gazeta Express”.

Interesim për ish-futbollistin e Sampdorias dhe Interit ka shfaqur Juventusi.

Sulmi i “Bianconeri” ka ngecur në pjesën e parë të sezonit.

Andaj, trajneri Maximiliano Allegri ka kërkuar përforcime në fazën ofanzive.

Mbetet të shihet nëse Icardi do të përfundojë në Juve në formë huazimi apo me shitje përfundimtare.

Ndërkohë, “Zonja e Vjetër” ka edhe alternativa të tjera për sulmin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...