“Ju rrisni çmimet, ne rezistencën!”, PSD vjen me një thirrje për protestën e së shtunës

PUBLIKUAR

Partia Socialdemokrate do të mbajë një protestë më 29 janar, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Përmes një njoftimi PSD ka bërë të ditur se motoja e protestës do të jetë “Ju rrisni çmimet, ne rezistencën!.

Zyrës së ZRRE-së i quam mesazhin e qartë në vend; nuk mund të lejojmë që çmimi i energjisë elektrike mbi kurrizin e mirëqenies së qytetarëve e për interesat e KEDS. Nuk mund të lejojmë që zhvatja që po iu bëhet qytetarëve, duke marrë para nga buxhet i Kosovës për të ruajtur profitin e KEDS, të kaloj. Veprimet e tyre vetëm sa e rrisin rezistencën e protestën tonë! Me 29 janar, ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, protesojmë kundër aleancës së Kurtit për interesat e KEDS-it e kundër qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...

Kurti: Mbështetja financiare për ish-krerët e UÇK-së do të përfshihet në buxhetin e vitit 2027

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbështetja financiare për katër ish-krerët e...