Joshua: Kam parë ndeshjen, kam vërejtur gabimet e mia

PUBLIKUAR

Boksieri britanez, Anthony Joshua ka reaguar pas humbjes ndaj Usyk.

Joshua u mposhtë me pikë nga ukrainasi, me këtë të fundit që dominoi gjatë gjithë ndeshjes.

Megjithatë, Joshua në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se e ka shikuar ndeshjen dhe i ka vërejtur mangësitë e tij në ndeshje.

“Kam shikuar ndeshjen. Kam analizuar përgatitjet dhe i kam identifikuar gabimet e mia. Kam mësuar”, u shpreh britanezi.

Ai poashtu falënderoi përkrahësit e tij.

“Faleminderit për dashurinë dhe kujdësin. Mos u brengosni për mua. Shpirti im është i fortë”, shtoi më tutje britanezi.

Joshua ka deklaruar së dëshiron ri-meç kundër ukrainasit Usyk.

SHIKO MË SHUMË

Ndeshja e fundit e Kupës së Kosovës, Trepça ’89 vazhdon tutje

Ka përfunduar ndeshja e fundit e Kupës së Kosovës për raundin e parë. Trepça...

Lewandowski i tregon planet e tij të ardhshme Barcelonës

Robert Lewandowski, i cili përfundon kontratën me Barcelonën verën e ardhshme, ka bërë të...

Historike, Islam Selmani nënkampion i botës në karate

Karateisti kosovar, Islam Selmani ka shkruar historinë. Ai është shpallur nënkampion i botës në...