Jose Mourinho assesi të heqë dorë nga Granit Xhaka

PUBLIKUAR

Megjithëse dështoi për ta arritur synimin në verë, Jose Mourinho nuk i ka humbur shpresat për ta pasur Granit Xhakën në skuadrën e tij të Romës dhe do të tentojë deri në fund të këtij afati kalimtar.

Roma dështoi të arrijë marrëveshje me Arsenalin për mesfushorin shqiptar verën e kaluar, pasi topçinjtë nuk e pranuan ofertën e italianëve për Xhakën, raporton Gazeta Express.

Xhaka kishte arritur marrëveshje me Romën në atë kohë, por Arsenali s’e lejoi te kalonte në kryeqytetin italian.

Por sipas shumë mediave italiane, Mourinho nuk ka hequr dorë nga Xhaka – i cili e përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare – dhe shpreson se do ta mirëpresë atë në kryeqytetin italian në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Megjithatë, Roma nuk mund ta përballojë blerjen e Xhakës pa shitur fillimisht. Mediat italiane raportojnë se klubi e ka nxjerrë në shitje mesfushorin Amadou Diawara.

Roma do ta ketë të vështirë ta bindë Arsenalit për 27-vjeçarit me prejardhje nga Podujeva, pasi Xhaka është pjesë e rëndësishme e planeve të trajnerit Mikel Arteta.

Po ashtu, gjiganti i Premierligës e vlerëson Xhakën 20 milionë euro dhe Roma do të ishte në gjendje ta paguante këtë shumë vetëm me rata. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...