Jorginho kërkon hakmarrje ndaj Zvicrës

PUBLIKUAR

Jorginho do të startojë në mesfushën e Italisë sonte dhe do të kërkojë hakmarrje pas penalltisë së humbur në ndeshjen e parë të luajtur në Basel.

Mesfushori i Chelseat është njëri nga lojtarët e “paprekshëm” të Mancinit, duke luajtur 35 nga 44 ndeshjet qëkur ai mori drejtimin e kombëtares stares së Italisë.

Ai ka luajtur 3036 minuta nga 4050 të mundshëm gjatë kohës së Mancinit, duke shënuar pesë gola, të gjithë nga penalltia, shkruan Gazeta Express.

Por, Jorginho ka humbur dy penalltitë e fundit për Italinë. E para ishte ndaj Anglisë në finalen e Kampionatit Evropian dhe e dyta ndaj Zvicrës në ndeshjen e parë, e cila p, e cila përfundoi pa gola, 0:0.

Pas asaj ndeshje, Jorginho e pranoi se ishte i vetëdijshëm se portierët po e studionin, prandaj edhe ai duhej ta bënte të njëjtën.

Mesfushori i lindur në Brazil pastaj e ka ndërruar stilin e penalltive. Në tetor ai shënoi dy gola nga penalltia për Chelsean, pa e bërë kërcimin e famshëm.

Jorginho do të jetë ai që do të gjuajë penallti nëse do të ketë, duke shpresuar për një rezultat më ndryshe. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...