Johan Cruyff e kishte parashikuar se Messi do t’i fitonte 7 Topa të Artë

PUBLIKUAR

Parisi edhe njëherë e kurorëzoi Leo Messin si futbollisti më i mirë në planet.

Ylli argjentinas e fitoi Topin e shtatë të Artë në shtëpinë e tij të re, pas një lufte të ashpër me Robert Lewandowskin, që mbeti 33 pikë prapa.

Johan Cruyff e admironte shumë Messin dhe nëntë vite më parë kishte deklaruar se Messi do ta fitonte shtatë herë Topin e Artë

Ishte viti 2012, Messi sapo kishte fituar çmimin që jep “France Football” për herë të dytë dhe legjenda holandeze, i cili ndërroi jetë më 24 mars të vitit 2016, jepte deklaratën e mëposhtme për Diario Ole.

“Leo ka fituar dy ‘Topa të Artë’ dhe do të jetë lojtari që do ta fitojë këtë çmim më shumë se çdo futbollist tjetër në histori, për futbollistin që është edhe për atë që mund të bëhet.

Kjo konfirmon se ai është më i miri në botë. Me shumë mundësi, Leo do të fitojë ‘Topin e Artë’ pesë, gjashtë apo shtatë herë, pasi është i pakrahasueshëm”, shprehej Johan Cruyff.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...