Jo vetëm me Mozzik, Elvana Gjata vjen në duet edhe me dy reperë të tjerë

PUBLIKUAR

2022 ka nisur me disa lajme të mira sa i përket botës së showbizzit.

 

Së shpejti, pritet të vijë dhe dueti i shumëpritur nga Elvana Gjata dhe Mozzik.

Thashethemet për një bashkëpunim mes dy artistëve kanë qarkulluar që në fund të 2020-ës dhe tashmë ka ardhur koha për t’u publikuar.

Mban titullin “S’ka” dhe është pjesë e albumit të ri të reperit, Lamboziki.

Mirëpo, këngëtarja pritet të vijë me një tjetër duet me ikonat e repit shqiptar.

Bëhet fjalë për Lyrical Son dhe MC Kreshën. Ishte Lyrical, i cili ndau lajmin me nisjen e Vitit të Ri.

Përmes një videoje në “Instagram”, ai zbuloi se do të sjellë me 12 Janar, albumin e paralajmëruar prej kohësh.

Nga 11 këngë, dy prej tyre janë duete, njeri me Elvana Gjatën dhe tjetri me Ledri Vulën.

“Dëshirat dhe kërkesat tuaja për Babadimrin do të realizohen me 12 Janar, kur në të gjitha platformat si Spotify, Youtube etj do të lansohet albumi, Muzikë e Alltisë, prej Mc Kreshës dhe Lyrical Son”- tha reperi në një që ndau në rrjete sociale.

SHIKO MË SHUMË

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...