Sot është folur shumë për një deklaratë të Ilirit i cili kohë më parë i kishte i thënë Dagz-it.
Ata kishin zhvilluar një muhabet për Tiranën dhe Prishtinën dhe për një moment Iliri kishte thënë se është shqiptarë, shkruan lajmi.net.
Në anën tjetër Dagz-i kishte thënë gjithashtu se edhe ai është shqiptarë.
Por Iliri kishte habitur me deklaratën e tij ku kishte thënë: Unë jam shqiptarë, ti je kosovar.
Kjo deklaratë e tij nuk është pritur mirë nga publiku dhe ka marrë përsëri vëmendje edhe pas shumë kohësh.
Por jo vetëm Iliri ka ‘injoruar’ shqiptarët nga Kosova.
Kujtojmë se edhe Sabiani në natën kur u eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP, nuk i kishte përshëndetur Dagz-in dhe Pm-in.
Pas daljes ai kishte deklaruar se nuk i ka përshëndetur për të vetmën arsye se nuk nuk e kishin mbështetur Fifin.
Madje ai kishte thënë se nuk shoqërohen me banorë nga Kosova pasi votat i duan për vete./Lajmi.net/


