Javën e ardhshme nisin punimet në kompleksin memorial “Adem Jashari”

PUBLIKUAR

Javën e ardhshme do të nisin punimet brenda kompleksit memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kështu u bë e ditur gjatë takimit që ka mbajtur Komiteti Ndërministror për koordinimin e procesit, ka bërë përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të implementimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryeministri Albin Kurti tha se puna që do të bahet në këtë kompleks do të jetë me standarde kombëtare e ndërkombëtare.

“Nga themelimi i këtij komiteti kemi ecur me hapa të sigurte dhe me veprime konkrete. Kemi vlerësuar gjendjen brenda kompleksit dhe tani po ndërhyjmë. Kemi identifikuar ekspertët më të mirë dhe tani po e themelojmë komisionin e ekspertëve”.

“Raporti është ndërtuar nga profesorë të inxhinierisë dhe ndërtimtarisë, ndërkaq është hera e parë që është realizuar një vlerësim i tillë profesional. Pas konstatimeve të gjendjes, kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm. Javën që vjen nisin ndërhyrjet e para emergjente në ndërtesën e kompleksit”, tha Kurti.

“Nga lista e gjerë e miratuar në këtë komitet, tani kemi nëntë emra ekspertësh vendor e ndërkombëtar. Në momentin e themelimit, komisioni do të jetë krahu nacional i komitetit, duke u siguruar që puna e vendimmarrja e jone të bëhet me të gjitha standardet profesionale, ligjore kombëtare e ndërkombëtare”.

SHIKO MË SHUMË

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...