Javë pas vdekjes së Hueyda El Saied, partneri i bën dedikimin prekës

PUBLIKUAR

Hueyda El Saied ndërroi jetë shkak i një sëmundje të rëndë.

 

Ndërkohë, partneri i saj po e ndjen mungesën e El Saied i cili i ka bërë edhe një dedikim, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, ai e ka ngritur lart figurën e saj duke shkruar se edhe pas vdekjes ajo është një yll vezullues.

 

Postimi i plotë:

“Dhimbja është ende e pamatshme dhe trishtimi kaq i thellë, por unë dhe Gabriel duam t’ju falenderojmë për gjithë simpatinë e treguar dhe dallgët e dashurisë për Hueyda-n, dashurinë gjithpërfshirëse duke nisur që nga Tirana e saj e në të gjithë pjesët e tjera të botës. Faleminderit!

Hueyda u largua si një yll vezullues me kokën lart pas një lufte të egër! Ajo tregoi kurajo dhe forcë absolute pa dështuar dhe pa u ankuar kurrë! Hueyda rrëmbeu admirimin e të gjithëve ne, por mbi të gjitha atë të dy fansave të më të mëdhenj në këtë luftë: Gabrielin dhe timen, dy dashuritë e saj.”- shkruan ai.

Kujtojmë se, Hueyda El Saied u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare në 23 nëntor, si pasojë e kancerit të gjirit në fazë të zhvilluar, sëmundje me të cilën luftoi për 1 vit radhazi./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...

Majk pyetet se a do të martohej me një vajzë të një kombësie tjetër: Dashuria s’njeh ngjyrë, s’njeh nacionalitet

Reperi i njohur shqiptar, Majk, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “R Studio”...

Selin Bollati dhe DJ Gimbo flasin për jetën pas Big Brother: Kemi projekte të reja

Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë bërë paraqitjen e tyre të parë televizive si...